TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Partia Demokratike në një konferencë për mediat ka bërë të ditur se personat e zgjedhur nga mazhoranca si anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe të Gjyqësorit, kanë pasur një të kaluar jo të mirë, madje disa prej tyre të përfshirë edhe në afera dhe të dënuar.
Sipas Gazmend Bardhit, të gjithë kandidatët e emëruar nga mazhoranca në këto dy institucione nuk i përmbushin kriteret e vendosura për të qenë anëtarë të KLP-së e KLGJ-së.
Pjesë nga deklarata
Kandidati per KLGJ nga shoqeria civile Altin Hazizaj ka depozituar deklarate ku deklaron se nuk ka qene i denuar me vendim gjyqesor te formes se prere. Eshte deklarate e rreme sepse sipas shkreses se Drejtorise se Burgjeve dhe Prokurorise se Pergjithshme rezulton se Altin Hazizaj eshte denuar dy here me vendim te formes se prere per dy vepra penale.
Dokumenti nga sekrori i dekriminalizimit per Altin Hazizaj eshte dorezuar ne Kuvend por eshte fshehur per anetaret e opozites. Ai duhej te ishte skualifikuar. Kjo e ben listen te pavlefshme
Sokol Lamaj nuk ka vertetimin per shlyerjen e detyrimeve tatimore, qe eshte shkelje flagrante per kriteret e kandidateve qe vijne nga avokatia. Ndaj tij jane marre masa administrative per mospagesen e rregullt te tatimeve. Ky eshte kriter ndalues per kandidatet. Edhe ky kandidat e deligjitimon listen.
ONM ka konstatuar se Ilir Panda ka qene i perfshire ne nivele te larta politike, ç’ka ligji e ndalon.
Kozma Jano nga radhet e avokateve, nga dokumentacioni qe i eshte fshehur opozites, rezulton, se Kozma Jano i datelindjes 1956 ka qene bashkepunetor i sugurimit te shtetit me pseudonimin “telefoni.”
Kozma Jano ka qenë kryetar i Partisë Komuniste dega Lushnje dhe ne 2011 ka qene kandidat ne zgjedhjet lokale ne listen e keshilltareve. Kjo e dhene eshte ne faqen e KQZ.
Alfred Balla ne rekomandimin e ONM nuk ploteson kriterin e angazhimit ne shoqerine civile ne 5 vitet e fundit. Platforma e ketij kandidati eshte plagjiature e nje kandidati tjeter. (Plarent Ndreca). ONM thote se ky kandidat nuk ka integritetin e duhur per te qene kandidat./TPZ.AL