AKTUALITET, 23 Janar 2018, 13:31

Rama thumbon demokratët nga Durrësi: Punët ua zgjidhin ne, këta japin shpirtin për protesta

Rama thumbon demokratët nga Durrësi: Punët ua zgjidhin ne,

Kryeministri Rama ndodhet në një takim me peshkatarët në portin e Durrësit. Ndërsa teksa ka biseduar me këta të fundit për problemet kaotike që ka ky port nuk ka lënë pa bërë edhe batuta me ta.

“Këta demokratët e kanë zgjidhur, punët ua zgjidhim ne këta shpirtin e japin për protesta”, është shprehur kryeministri. Unë i konsideroj këto që janë bërë zgjidhje të mbijetesës. Dal sot, s’dal nesër. Ne do të shohim në këtë 4-vjeçar për shumë më tepër. Për konkueshmërinë e sektorit jo me botën siç janë këta demokratët se mateshin me gjermanët, ne po themi për rajonin.

Këta demokratët e kanë zgjidhur, punët ua zgjidhim ne këta shpirtin e japin për protesta.

Të zgjidhim së pari portat. Fillimisht atë të Shëngjinit që ka një portë që mbyllet me dryn. Por më pas edhe portat e tjera. Ne i dimë problematikat e këtij porti nuk është ideali se ka edhe më mirë”, tha Rama