AKTUALITET, 23 Janar 2018, 15:18

Edi Rama "sfidon" Veliajn në artin e propagandës, shfaqet në Durrës si kapiten

Pasi u paraqit në një videokonferencë me naftëtarët hallexhinj të Fierit dhe nuk u premtoi asgjë për pagat e prapambetura, por u tha pothuajse të njëjtat gjëra si në vitin 2013, Kryeministri u shfaq sot në Durrës në bordin e një anijeje. Rama u rrëmbeu peshkatarëve timonin, siç di vetëm ai. Duket se kryeministri po sfidon më së miri, kryebashkiakun e Tiranës, në artin e propagandës. Ky i fundit, u shfaq para pak ditësh më biçikletë, në hyrje të Kuvendi, ku e ndiqnin fotografët e bashkisë.

Kryeministri Rama, sigurisht nuk mund të mbetej pas. Ai sot iu rikthye xhupit të Juventusit dhe u nis për propagandën e rradhës.   (Shih videon poshtë)

http://www.dailymotion.com/video/x6dkd4x

Bautat :

Rama: Kjo i la mbrapa demokratët se mateshin me Gjermaninë, ia thashë, e kanë gjet, demokratët që janë punëtorë e kanë zgjidh, punët ia zgjidhim ne, shpirtin demokratik e tregojnë me protesta kundër nesh në kohën e lirë, hajde te kryeministria atje poshtë të paktën të kem ty atje”-

Rama: He e mban mend si te kam gjet apo jo?

Peshkatari: Ma more bastin

Rama: Dy gishtat të kishin ngel, se ishe zhyt komplet, tani dole nga uji, tani puna është të thahesh edhe…

Rama: He nga ta coj, majtas, apo djathtas…

TPZ.AL