TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pesë nxënës të shkollës 9-vjeçare, ‘Eftali Koçi’, Durrës janë helmuar dhe janë dërguar me urgjencë në spital.
Nxënësit e klasës së 5-të janë dërguar në spital me të vjella e marrje mendsh.
Fëmijët dyshohet se janë helmuar nga ushqimi, pasi kanë shfaqur simptomat menjëherë sapo kishin konsumuar drekën.
Policia ka nisur hetimet në lidhje me këtë ngjarje të rëndë.
Pasi kanë marrë mjekimin në urgjencën e Spitalit të Durrësit, nxënësit janë larguar nga spitali pa probleme për shëndetin.