AKTUALITET, 20 Mars 2019, 14:02

Tjetër ndryshim në qeverinë Rama

Tjetër ndryshim në qeverinë Rama

Ndryshime të reja në qeveri, bëhet fjalë këtë radhë për dy zëvendësministre. Zëvendës ministrja e Drejtësisë Teuta Voda është liruar nga detyra.

Po kështu ka dhënë dorëheqjen edhe zëvendës ministrja e Financave dhe Ekonomisë Albana Shkurta.

Nuk dihet motivacioni për lirimin e zv. ministres Voda dhe arsyeja e dorëheqjes së zonjës Shkurta./ BW