TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Njëmbëdhjetë nxënës të klasës së gjashtë të shkollës ‘Shefqet Tançi’ në Bulqizë kanë përfunduar në spital.
Nxënësit në orën mësimore të vizatimit kanë përdorur një lëndë të llojit sapun dhe kjo ka krijuar shqetësime duke bërë që ata të dërgohen me shpejtësi në spital.
Ende nuk dihet gjendja shëndetësore e nxënësve të klasës së gjashtë, ndërsa vijojnë të trajtohen me serum nga bluzat e bardha në Bulqizë.
Pas mësimit nxënësit e shkollës ‘Shefqet Tançi’ kanë patur marrje mendsh dhe të vjella, situatë kjo, që ka detyruar transportimin e tyre në spitalin rajonal të Bulqizës./BW