AKTUALITET, 20 Mars 2019, 10:46

LAJM I FUNDIT/ Protesta te Astiri, Policia shoqëron 6 prej banorëve

LAJM I FUNDIT/ Protesta te Astiri, Policia shoqëron 6 prej banorëve

Një ditë pas protestës që zgjati për disa orë në zonën e Astirit, policia ka shoqëruar 6 persona, të cilët janë banorë të zonës.

Janë shoqëruar: Gezim Sadikaj, Lutfi Kastrati, Ilir Katiraj Lindita dhe Dorian Protoduar, Skender Doda.

Kujtojmë se mbrëmjen e djeshme në të gjithë zonën e Astirit kishte një prani mjaft të madhe të policisë dhe forcave të FNSH-së, ndërsa pranë banorëve mbërriti me urgjencë dhe kryedemokrati Lulzim Basha.

Banorët thonë që në të gjithë zonën kanë qenë rreth 300 punonjës të policisë./ Fax News