TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Alarm kuqezi për sulmin. Bomberi i Kombëtares, Armando Sadiku ka shfaqur probleme në seancën stërvitore të paradites së kësaj të mërkure, duke bërë me dhimbje koke trajnerin Kristian Panuçi.
Shkalla e lëndimit të Sadikut mbetet ende për t’u mësuar në orët në vijim, teksa e vetme alternativë për momentin në sulmin e Kombëtares mbetet Bekim Balaj.
Kujtojmë që edhe shkodrani nuk është në formë optimale dhe vuan disa probleme fizike.
Në rast të një përgjigje negative për sa i përket gjendjes së Sadikut dhe Balajt, kandidati më i mundshëm për të udhëhequr sulmin kuqezi është Xhakomo Vrioni, i cili aktualisht është pjesë e Shpresave.