AKTUALITET, 20 Mars 2019, 13:40

“Nuk kemi lekë ne të vrisnim Kurtin”, flet gruaja e tregtarit të vrarë: Djali im s’ka lidhje, ja çfarë më tha në telefon

“Nuk kemi lekë ne të vrisnim Kurtin”, flet gruaja e

Vjollca Arapi, bashkëshortja e të ndjerit Agim Arapi, reagon e alarmuar pas lajmit se djali i saj është shpallur në kërkim pas vrasjes së Jurgen Kurtit.

Në një deklaratë për mediat, ajo ka thënë prerë se nuk ka asnjë lidhje me vrasjen, as ajo as djali që punon në Itali.

“I lutem shumë ministrit Sander Lleshi, Ardi Veliut, të marrin situatën në dorë, të gjejnë vrasësit. Kjo vrasje mafioze, kushedi me çfarë është marrë e çfarë fshihet pas saj, ne nuk kemi lidhje”- tha ajo.

Një apel e ka edhe për të ëmën e Jurgen Kurtit. “Mamës së tij i them o zonjë e dashur po përjeton të njëjtën dhimbje si unë për burrin, gjej vdekjen e djalit tat. Komunikoj përditë me djalin, djali punon është në Itali”- ka thënë ajo.

Me tej, thotë se kur ka folur me djalin pas ngjarjes, ai i ka thënë: “Ka dhënë drejtësi zoti mami, jo ne”.

Sipas saj, djali ndodhet ne Itali. “Djali ka ardhur për dy dite më 28 janar, erdhi për një prokurë dhe iku se është në punë”.

“Policia e Shtetit ka nxjerrë një njoftim për kërkimin e Dervis Arapit që është djali im. Djali im nuk është vrasës. Ta gjejnë se kush është vrasësi i Jurgen Kurtit.

Jurgen Kurti ka pasur shumë probleme. Nuk ngelëm ne ta vrasim Jurgen Kurtin. Visi i dha fjalën babës së vet që nuk do bëj gjë, kush ia del atyre, kjo do jetë vrasje mafioze shtetërore se nuk e di me ca merrej ai. Ne nuk kemi gisht në vdekjen e Jurgen Kurtit.

Harrojeni këtë. Nuk kam aq Lekë unë që të vras Jurgen Kurtin. Nuk ja dal dot me Lekët që kanë ata. Harrojeni”!- tha ajo.