AKTUALITET, 20 Mars 2019, 11:14

LAJM I FUNDIT/ Ekzekutimi i Jurgen Kurtit, shpallet në kërkim djali i Agim Arapit

LAJM I FUNDIT/ Ekzekutimi i Jurgen Kurtit, shpallet në kërkim djali i

Dy ditë pas vrasjes sw Jurgen Kurtit policia shpall në kërkim Ervis Arapin, djalin e picierit të vrarë në 2017. Familjarët e Agim Arapit akuzonin Jurgenin se ishte përfshirë në këtë krim.

Ndërkohë e ëma, Vjollca Arapi e quajti skandal dhe mohoi që familjarët e saj të kenë lidhje me vrasjen e ndodhur pasditen e 18 marsit në Tiranë.

"Ky është një skandal, policia të kërkojë në tjetër vend për vrasësit e Jurgen Kurtit. Ne dhe fisi jonë nuk ka lidhje fare me vrasjen e 26-vjeçarit Jurgen Kurti.

Atentati

Ekzekutimi i Jurgen Kurtit, mbrëmjen e 18 marsit në rrugën “Zef Jubani”, në Tiranë është kryer në momentin që ishte duke u kthyer në banesë pasi kishte dalë nga palestra, ndërsa autorët e kanë ndjekur nga kjo rrugë deri tek shkallët e pallatit, ku më pas kanë qëlluar me breshëri automatiku.

Kurti është goditur nga 3 plumba të cilët i shkaktuan vdekjen e menjëhershme, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur më shumë se 20 gëzhoja.

Autorët e maskuar janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes me një makinë Mercedez Benz ngjyrë gri.

Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë ndërsa mësohet se nuk kanë ndihmuar shumë për zbardhjen e ngjarjes. Pista kryesore të cilën po heton policia është ajo e hakmarrjes.

Viktima ishte i dyshuar për vrasjen e Agim Arapit në Durrës, ngjarje e ndodhur në vitin 2017.