TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Fermerët e Lushnjës kanë dalë sot në protestë duke kundërshtuar ndryshimin e rimbursimin e TVSH-së për agro-përpunuesit.
Ata kanë dalë në rrugë pranë Rotondos në qytetin e Lushnjës.
Kjo nuk është protesta e parë, pasi edhe disa ditë më parë këta fermerë dolën në rrugë dhe në shenjë proteste derdhën qumështin në rrugë duke i bëri thirrje qeverisë të tërhiqet nga ky vendim.
Ata shprehen se ky vendim po i falimenton në punën e tyre.
Duke bllokuar rrugën Fier-Lushnje, fermerët kanë hedhur ne mes të autostradës prodhimet e tyre në shenjë proteste për mos subvensionimin e TVSH.