AKTUALITET, 16 October 2026, 19:25

Tjetër incident në protestë, një vajzë dëmtohet në kokë dhe transportohet me ambulancë

Tjetër incident në protestë, një vajzë dëmtohet

Policia pas tërheqjeve, ndërmerr herë pas here ofensiva për shpërndarjen e protestuesve.

Në këto momente një vajze i ka rënë granata e dorës së gazit lotsjellës në kokë dhe është dashur ndërhyrja e mjekëve për të stabilizuar gjendjen e saj.

Aktualisht, policia ka fituar terren dhe protestuesit janë tërhequr deri në Parkun Rinia.