AKTUALITET, 16 October 2026, 19:02

Protesta në Tiranë/ 11 të lënduar marrin ndihmë mjekësore te Trauma, mes tyre 3 të mitur dhe 3 efektivë policie, ja si paraqitet gjendja e tyre

Protesta në Tiranë/ 11 të lënduar marrin ndihmë

11 persona kanë marrë ndihmë mjekësore në Spitalin Universitar të Traumës (SUT), pas tensioneve dhe përplasjeve gjatë protestës së 16 tetorit në Tiranë.

Sipas përditësimit të orës 18:45, mes personave që kanë marrë ndihmë mjekësore janë 6 protestues, përfshirë 3 të mitur, 3 efektivë të Policisë së Shtetit dhe 2 kalimtarë.

Aktualisht, në urgjencën e Spitalit Universitar të Traumës ndodhen 2 protestues dhe një efektiv policie. Sipas informacionit të bërë publik, të tre janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe po vijojnë ekzaminimet mjekësore.

Përplasjet gjatë protestës janë shoqëruar me përdorimin e gazit lotsjellës dhe me tensione mes protestuesve dhe forcave të rendit.