AKTUALITET, 16 October 2026, 18:27

PAMJET/ Përshkallëzohen përplasjet në protestë, efektivët e Policisë godasin barbarisht të riun te Piramida

PAMJET/ Përshkallëzohen përplasjet në protestë,

Përleshjet mes Policisë dhe protestuesve vijojnë edhe në ditën e katërt të protestës në Tiranë.

Në një video të siguruar, shihen disa efektivë policie duke ndjekur me vrap një të ri. Teksa vrapon, ai rrëshqet dhe rrëzohet në tokë, ndërsa efektivët e godasin në grup.

Në pamjet e filmuara pranë Piramidës, i riu shfaqet më pas pa ndjenja në tokë.

Deri më tani, nuk ka informacion të konfirmuar se çfarë ka ndodhur me të riun pas incidentit apo cila është gjendja e tij shëndetësore.