AKTUALITET, 16 October 2026, 19:01

Dhuna në protestë/ 11 persona përfundojnë te Trauma, si paraqitet gjendja e tyre

Dhuna në protestë/ 11 persona përfundojnë te Trauma, si

11 persona kanë marrë ndihmë mjekësore në Spitalin Universitar të Traumës (SUT) pas tensioneve dhe përplasjeve gjatë protestës së 16 tetorit në Tiranë.

Sipas përditësimit të orës 18:45, mes të lënduarve janë 6 protestues, përfshirë 3 të mitur, 3 efektivë të Policisë së Shtetit dhe 2 kalimtarë. 

Aktualisht, në urgjencën e SUT ndodhen 2 protestues dhe një efektiv policie. Sipas informacionit të bërë publik, të tre janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe po vijojnë ekzaminimet mjekësore.

Përplasjet gjatë protestës janë shoqëruar me përdorimin e gazit lotsjellës dhe tensione mes protestuesve dhe forcave të rendit.