SPORT, 15 Shtator 2020, 23:45

Tjetër fitore e thellë dhe goli i dytë radhazi, Vajushi shënon në Rumani

Tjetër fitore e thellë dhe goli i dytë radhazi, Vajushi

Armando Vajushi ka gjetur golin ditën e sotme. Sulmuesi shkodran, i cili numëron 6 ndeshje dhe një gol me kombëtaren e Shqipërisë, firmosi me Petrolul Ploiesti këtë verë, klub që garon në divizionin e dytë të futbollit rumun.

Ekipi i 28-vjeçarit fitoi 5-0 në shtëpi kundër Ripensia Timisoara. duke u ngjitur në vend të katërt me 6 pikë të grumbulluara në tre javë kampionat. Vendasit fituan një penallti në minutën e 49-të dhe ekzekutimin e mori përsipër Vajushi.

Lojtari shqiptar nuk gaboi dhe dërgoi topin në rrjetë, duke gjetur golin e dytë në Liga 2 për këtë sezon dhe të dytin radhazi pas atij të realizuar javën e kaluar në triumfin me “poker” në transfertë ndaj CSM Resita.