AKTUALITET, 16 Qershor 2019, 11:08

Tiranë, auto-ambulanca përplas këmbësoren

Tiranë, auto-ambulanca përplas këmbësoren


Pas aksidentit tragjik që i mori jetën katër anëtarëve të familjes Bibaj, një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë.

Një grua është përplasur nga një autoambulancë në “Rrugën e Durrësit”.

Ajo ka qenë duke kaluar rrugën kur është goditur nga autoambulanca e urgjencës.

Gruaja është transportuar me urgjencë në spital nga vetë autoambulanca që e përplasi.

Mësohet se gruaja ndodhet jashtë rrezikut për jetën.