TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mbrëmjen e djeshme një automjet me targë TR7686T u përfshi nga flakët teksa ishte në lëvizje në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Dyshohet se shkaku i zjarrit ka qenë një defekt teknik në makinë. Mësohet se makina është përfshirë direkt nga flakët dhe shoferi ka mundur të dalë në kohë nga mjeti. Nuk ka të lënduar, vetëm dëme materiale.
“Shërbimet e Policisë Bashkiake gjatë patrullimit në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, konstatuan një automjet që mori flakë.
Ndërhyrja në kohë e tyre bëri të mundur shuarjen e zjarrit, që kishte përfshirë atë”, thuhet në reagim.