AKTUALITET, 16 Qershor 2019, 10:52

Aksidenti/ Identifikohen tre viktimat e familjes Bibaj (EMRAT+FOTO)


Identifikohen tre viktimat e familjes Bibaj të cilët humbën jetën në orët e para të mëngjesit pranë rrethrrotullimit të një qendre tregtare në hyrje të Tiranës.

Nga përplasja e automjetit me bordurën anësore dhe më pas përmbysja e batimi disa herë në asfalt, kanë humbur jetën dy prindërit dhe e bija, ndërsa vajza tjetër ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Viktimat janë Bardhok Bibaj 62-vjeç, bashkëshortja e tij Valentina Bibaj, 54 vjeçe, vajza Florida Bibaj, 22 vjeçe, ndërsa Gjuliana Bibaj, 26 vjeçe, ndodhet në gjendje kome.

Po kështu, drejtuesi i automjetit Arlind Aliaj, mik i familjes ndodhet në gjendje të rëndë për jetën në Spitalin e Traumës. Ai ka pësuar dëmtime të mëdha në kokë dhe kraharor, ndërsa mësohet se mbahet në jetë me aparatura.

Paraprakisht dyshohet se shkak për aksidentin ka qenë shpejtësia e automjetit tej normave të lejuara.

Burime nga policia bëjnë të ditur se makina tip BMW ka qenë duke udhëtuar me shpejtësi 110 km/h.