AKTUALITET, 16 Qershor 2019, 00:01

Protestuan kundër Ramës, familjarët e të arrestuarve dalin përpara policisë, Boçi: Nuk i ndahemi

Protestuan kundër Ramës, familjarët e të arrestuarve dalin

Qytetarët kanë vijuar natën e dytë të protestës para Drejtorisë së Policisë në mbështetje të 7 të arrestuarve, që protestuan kundër kryeministrit Edi Rama.

Në mbështetje të protestuesve ka qënë edhe ish-deputeti i PD-së, Luçiano Boci, i cili i dërgoi edhe një mesazh kryeministrit Edi Rama.

“Siç e shihni qytetarët kanë ardhur disa herë para Drejtorisë së Policisë për të shprehur vendosshmërinë e tyre. Doja të thoja që Rama duhet ta ketë të qartë që pritjet e Librazhit do t’i duken lule. Nuk i ndahemi hap pas hapi,“-tha Boçi.

Ndërkohë ditën e nesërme, Gjykata e Elbasanit pritet të caktojë masën e arrestit për 7 të ndaluarit, përfshirë edhe ish-deputetin Aurel Bylykbashi.