TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mohamed Salah ndihet shumë mirë në Liverpool dhe nuk dëshiron të largohet nga "Anfield".
Ai u ka shfaqur dhe njëherë besnikëri "Redsave" dhe ka refuzuar ofertën e Real Madrid-it dhe Juventusit që ishin gati të paguanin deri në 170 milionë euro për të.
Sulmuesi ka folur me drejtuesit e klubit dhe u ka thënë se dëshiron të qëndrojë në Angli pas fitimit të Championsit. Egjiptiani do që të fitojë dhe Premier Leaguen me skuadrën e Jurgen Klopp.
Trajneri gjerman ka patur gisht në këtë refuzim, pasi ka folur direkt me drejtuesit e klubit për të mos e lejuar Salahn të largohet.
Sadio Mane ka mbajtur të njëjtën linjë si Mohamed Salah. Ai nuk ka pranuar të largohet nga ishulli britanik dhe Liverpooli, pavarësisht ofertave që ka patur. Yjet duan të qëndrojnë që të bëjnë të mundur fitimin e Premier Leagues.