AKTUALITET, 16 Qershor 2019, 08:48

Vezë dhe tymuese ndaj eskortës/ Sot para gjykatës ish-deputeti dhe zyrtarët e PD-së, Boçi: Librazhdi do t’i duket lule Ramës

Vezë dhe tymuese ndaj eskortës/ Sot para gjykatës ish-deputeti


Ditën e sotme, Gjykata e Elbasanit pritet të caktojë masën e arrestit për shtatw të arrestuarit që hodhën vezë dhe tymuese ndaj Ramës në Librazhd.

Qytetarët e qarkut të Elbasanit kanë protestuar dje, në natën e tyre të dytë, para Drejtorisë së Policisë në mbështetje të shtatw të arrestuarve, që protestuan kundër kryeministrit Edi Rama.

Në mbështetje të protestuesve mbrëmë ka qenë edhe ish-deputeti i PD-së, Luçiano Boci, i cili i dërgoi edhe një mesazh kryeministrit Edi Rama. Ai u shpreh se Librazhdi do t’i duket lule Ramës nga kjo që e pret tani nga shqiptarët.

“Siç e shihni qytetarët kanë ardhur disa herë para Drejtorisë së Policisë për të shprehur mbështetjen e tyre, për të arrestuarit politik, për kryetarët e degëve, ish-deputetin e qytetarët e tjerë dhe njëkohësisht për të shprehur vendosmërinë e tyre në përkrahje të kauzës për zgjedhje të lira, për largimin e Ramës, për të shpëtuar republikën, për lirinë dhe demokracinë.

Doja të thoja që Rama duhet ta ketë të qartë që pritjet do ja rezervojmë aq në të ashpra se Librazhdi. Librazhdi do t’i duket lule Ramës, ta ketë në konsideratë këtë. Nuk do t’i ndahemi.”, u shpreh Boçi.

Më 13 qershor, eskorta e Ramën në Librazhd u bllokua për disa minuta nga protestuesit., ku u godit me vezë dhe u hodhën e tymuese.

Për këtë ngjarje janë arrestuar edhe pesë zyrtarë të Partisë Demokratike.

Ata janë: kryetari i Degës së PD-së në Librazhd; Bujar Vreto, 48-vjeç, ish-deputeti i PD-së, Aurel Bylykbashi 53-vjeç; sekretari i PD-së në Librazhd Erlind Gurra 32-vjeç; sekretari i PD-së në Prrenjas, Leonard Ozuni, 31-vjeç; kreun e PD-së në Prrenjas, Arjan Kariqi 43-vjeç; si dhe 43-vjeçari D.B nga Cërriku së bashku me B.K 54-vjeç nga Librazhdi.