TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një aksident tragjik është regjistruar mbrëmë në kryeqytet.
Një makinë ku udhëtonte një familje me katër anëtarë dhe një i afërmi i tyre ka dalë nga rruga dhe është përmbysur në afërsi të rrethrrotullimit të një qendre tregtare.
Për pasojë raportohet të kenë humbur katër anëtarë të familjes Biba. Babai, nëna dhe njëra nga vajzat gjetën vdekjen e menjëhershme, ndërsa vajza tjetër humbi jetën pak minuta pas tyre në spital.
I plagosur ka mbetur drejtuesi i mjetit A. A, i afërm i familjes Biba.
Bëhet me dije se edhe gjendja e tyre shëndetësore është e rëndë.
Njoftimi i policisë:
Në aksin rrugor Elbasan-Tiranë, në afërsi të një qendre tregtare, mjeti me drejtues shtetasin A. A ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke u përplasur me bordurën e rrugës.
Si pasojë e përplasjes kanë ndërruar jetë pasagjerët V. B, B. B, F., B, Xh. B, ndërsa drejtuesi i mjetit A. A ndodhet në spital nën kujdesin mjeksor.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.