AKTUALITET, 7 Shtator 2018, 18:43

Ylli Manjani: Operacioni në Shkodër, prova që krimi nuk goditet me aksione e me show politik

Ylli Manjani: Operacioni në Shkodër, prova që krimi nuk goditet

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar pas operacionit të policisë në Shkodër dhe vendimit të gjykatës për të liruar tre nga katër të ndaluarit me bujë.

Në një status në “Facebook”, Manjani e quan dështim dhe thotë se krimi nuk goditet me aksione e as me show politik.

“Operacioni i policisë në Shkodër është dështimi i radhës. Është prova e përhershme që krimi nuk goditet me aksione, aq më pak me show politik!”, shkruan Manjani.