TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Juventusi është dënuar me 10 mijë euro gjobë për sjelljen e një pjese të tifozëve të tij gjatë ndeshjes ndaj Atalantës.
Në minutën e heshtjes në nderim të Sandro Macolës, legjendës së Interit dhe futbollit italian, tifozët e “Curva Sud” nuk respektuan ceremoninë. Ata i kthyen shpinën fushës dhe nisën kore në kujtim të ish-lojtarëve të Juventusit, mes tyre Scirea, Fortunato dhe avokati Xhani Anjeli.
Fillimisht, incidenti kishte ngritur pikëpyetje për një dënim më të rëndë ndaj klubit bardhezi. Megjithatë, komisionet disiplinore të Federatës Italiane vendosën një masë financiare prej 10 mijë eurosh.
Në vendimin e tyre është marrë parasysh edhe fakti se Juventusi u distancua nga sjellja e tifozëve, ndërsa pjesa tjetër e tifozëve në stadium respektoi minutën e heshtjes.