SPORT, 21 September 2026, 20:20

Zgjodhi Gjermaninë përpara Shqipërisë, Brajan Gruda largohet nga grumbullimi me “Panzerat”

Brajan Gruda nuk do të jetë pjesë e kombëtares së Gjermanisë në këtë grumbullim, pasi një dëmtim i pësuar në ndeshjen ndaj Bayer Leverkusen e ka detyruar të tërhiqet nga lista e trajnerit Jürgen Klopp.

Sulmuesi 22-vjeçar i RB Leipzig u aktivizua në sfidën e fundjavës ndaj Bayer Leverkusen, por u detyrua të largohej nga fusha në minutën e 26-të për shkak të një problemi fizik.

Pas ekzaminimeve mjekësore, Gruda është diagnostikuar me tërheqje të muskulit të zhdrejtë abdominal dhe do të ndjekë një program rikuperimi gjatë pushimit të kombëtareve.

Për këtë arsye, lojtari nuk do t’i bashkohet ekipit kombëtar gjerman, pavarësisht se ishte përfshirë në listën e Jürgen Klopp së bashku me David Raum dhe Ridle Baku.

Emri i Brajan Grudës ka qenë prej kohësh në qendër të vëmendjes në Shqipëri, pasi sulmuesi me origjinë shqiptare vendosi të përfaqësojë Gjermaninë në arenën ndërkombëtare.

Gruda, i cili është rritur në futbollin gjerman dhe ka luajtur për ekipet e moshave të Gjermanisë, refuzoi mundësinë për të veshur fanellën kuqezi, duke zgjedhur rrugën drejt kombëtares së madhe gjermane.