TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Bayern Munich kërkon një alternativë për Robert Lewandowski në sulm dhe i ka hedhur sytë nga PSG. Jo vetëm kaq, por zbulohet se kampionët e Gjermanisë janë në bisedime të avancuara për të afruar një sulmues.
Bëhet fjalë për Eric Maxim Choupo-Moting, i cili është larguar nga francezët si lojtar i lirë pas dy sezonesh ku nuk gjeti shumë hapësira. Kamerunasi me pasaportë gjermane e njeh mirë Bundesligën dhe pritet që shumë shpejt kjo lëvizje të kryhet me sukses.
https://twitter.com/SaberDesfa/status/1312666406543151104?s=20
Choupo-Moting, 31 vjeç, në të shkuarën ka qenë pjesë e Hamburger SV, Nurnberg, Mainz 05 dhe Schalke 04 në Gjermani, ndërkohë që ka provuar edhe një eksperiencë në Premier League me Stoke City.