TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ka reaguar sërish ministri Ditmir Bushati lidhur me thirrjet racistë të nacionalistëve grekë gjatë ceremonisë mortore të Kostandines Kacifas në Bulartat të Gjirokastrës.
Gjatë turit të llogaridhënies në Gjegjan të Pukës ai bëri thirrje që qytetarët të mos bien në kurthin e disa ekstremistëve grekë.
Ministri shtoi se nga pikëpamja shtetërore, qeveria jonë i ka kryer detyrat. Mes të tjerash Bushati pohoi se ‘Po vure dorën mbi policinë dihet reagimi dhe përgjigja’.
Deklarata e plotë:
Besoj se nga pikëpamja e detyrave shtetërore ne i kemi kryer ato detyra një më një dhe për incidentin fatkeq në Bularat.
Shpresoj shumë që prokuroria, policia, organet hetimore ta thonë fjalën e tyre me profesionalizëm dhe ne ti krijojmë mundësi që ata të shprehen me profesionalizëm për çka ka ndodhur në Bularat, për rrethanat e humbjes së jetës.
Një gjë e dimë të gjithë që po vure dorën mbi polici, kudo qofsh nga demokracitë më të zhvilluara, vendet më problematike, dihet se cili duhet të jetë reagimi dhe përgjigja e forcave të rendit. Së dyti, nëse i referohemi ngjarjes së djeshme ku pamë një shpërfaqje të një ekstremizmi dhe parullave të cilat në thelb dëmtojnë miqësinë mes vendeve tona, mes Shqipërisë dhe Greqisë.
Dhe në këtë pikë mund të them që shpresoj që policia, forcat e rendit të bëjnë punën e tyre me seriozitetin maksimal dhe të gjithë ata njerëz të cilët kanë konsumuar akte të kundraligjshme të ndiqet rruga ligjore.
Detyra jonë është që të mos biem në kurthin që identifikojmë një grup ekstremistësh me popullin grek, i cili në ditë të vështira dhe në ditë të lumtura ka qenë aty krah për krah me ne. TPZ.AL