TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas reagimit të disa ambasadave të huaja të akredituara në Tiranë, të cilat bën apel për mbrojtje të pronës publike, ka ardhur edhe reagimi i gazetarit dhe analistit Neritan Sejaminit.
Ky i fundit, e cilëson të turpshëm reagimin e diplomatëve të huaj në vendin tonë, të cilët sipas tij, “bëjnë thirrje për mbrojtjen e pronës publike, pra të kërpudhës, dhe jo për mbrojtjen e lirisë, të drejtave të njeriut, demokracisë”.
“Është qesharake të shikosh nivelin e turpshëm ku kanë përfunduar ambasadorët perëndimorë në Tiranë: bëjnë thirrje për mbrojtjen e pronës publike, pra të kërpudhës, dhe jo për mbrojtjen e lirisë, të drejtave të njeriut, demokracisë; flasin për rrezikun që i vjen vendit nga prishja e kërpudhës, ndërkohë që heshtin prej vitesh, pa belbëzuar qoftë edhe një fjalë, për rrezikun që i vjen Shqipërisë, po edhe vendeve të tyre, nga kapja e shtetit prej krimit dhe korrupsionit marramendës.
Shqiptarët nuk duhet t’i marrin ata seriozisht, sikurse, për të keqen e tyre, morën seriozisht dy manipulatorët e vegjël Vlahutin dhe Lu. Shqiptarët duhet të marrin seriozisht veten e tyre, lirinë dhe dinjitetin e tyre, dhe të drejtën për të vendosur vetë se çfarë qeverie duan”, shkruan Sejamini në reagimin e tij.