AKTUALITET, 16 Shkurt 2019, 15:42

Përplasjet në protestë, Ministria e Shëndetësisë: 15 persona të shtruar në spital, ndër to dhe dy gazetarë

Përplasjet në protestë, Ministria e Shëndetësisë:

Rreth 15 shtetas, ndër ta 5 policë dhe 2 gazetarë janë dërguar në spital për shkak të gjendje së rënduar shëndetësore nga përplasjet e dhunshme para Kryeministrisë ditën e sotme.

2 policë janë dërguar në Spitalin e Traumës pasi kanë dëmtime në kokë dhe shtyllë kurrizore dhe po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Sipas raportimeve nga gazetarët e Fax News dhe Faxweb në terreni bëhet e ditur se disa ambulanca kanë bërë transportimin e të lënduarve pas konfrontimeve të herëpashershme mes protestuesve dhe efektivëve.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

Ekipet e urgjences mjekesore kane derguar ne QSUT 5 police, dy perfaqesues te medias dhe 5 protestues.

Aktualisht po marrin trajtimin e nevojshem dhe mjeket konfirmojne se jane ne gjendje te stabilizuar shendetesore.

Me heret, 2 police me demtime ne koke dhe kurriz,nga mjete te forta, u derguan ne spitalin e Traumes, ku po marrin mjekimin e duhur mjekesor.

Ne total, jane 15 persona qe po marrin trajtim mjekesor ne 3 spitalet universitare te Tiranes.

Urgjenca mjekesore ne terren dhe ne spitale eshte ne gatishmeri te plote.