AKTUALITET, 16 Shkurt 2019, 16:35

Ish-ministri i Drejtësisë: Protesta madhështore, vendit i duhet një datë zgjedhjesh politike

Ish-ministri i Drejtësisë: Protesta madhështore, vendit i duhet

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, një nga kritikët më të ashpër të kryeministrit Rama ka kërkuar shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme.

Sipas Manjanit, pas “lumit të njerërzve në rrugët e kryeqytetit”, Rama mund të rrijë edhe kryeministër, të lirojë madje dhe miqtë e tij të fortë dhe parelinj por duhet të shpërndajë me urgjencë parlamentin dhe të shpallë zgjedhje të parakohshme.

Statusi i plotë:

Lumi i madh i njerëzve sot ishin treguesi më i madh.

E vërteta është se asnjëherë më parë nuk ka patur aq shumë njerëz në shesh për të demonstruar pakënaqësinë me qeverinë.

Vendit i duhet një datë zgjedhjesh politike.

Në e mban veten për të fortë, Edi Rama të shpërndajë atë palo Parlament sot dhe të çojë vendin në zgjedhje. Aq më tepër, nëse është i bindur që i fiton. Ska pse të ketë frikë!

Të rrijë vetë Kryeministër dhe t’i lirojë nga burgu dhe përgjegjësia penale të gjithë miqt e vet të fortë e parelinj.

Ska problem fare! Vetëm ta çojë vendin në zgjedhje.

Të tjerat janë muhabete kot.