AKTUALITET, 16 Shkurt 2019, 17:49

‘Protesta’, Ministria e Shëndetësisë: 19 persona të lënduar

Ministria e Shëndetësisë ka dhënë informacion për të lënduarit e protestës së opozitës së bashkuar.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë nëntë punonjës të forcave të rendit, dy përfaqësues të medias dhe tetë protestues kanë marrë në kohe ndihmën mjekesore, fillimisht nga ekipet e terrenit te urgjences kombetare mjekesore dhe me pas jane derguar per mjekim te metejshem ne tre spitalet universitare te Tiranes.

Pasi kane marre trajtimin mjekesor, aktualisht 19 personat e lenduar gjate protestes se sotme, kane lene spitalin dhe jane ne gjendje te mire shendetesore.