AKTUALITET, 16 Shkurt 2019, 15:55

‘Protesta’, Krerët e opozitës kokë më kokë pritet vendimi final

‘Protesta’, Krerët e opozitës kokë më kokë

Protesta e opozitës së bashkuar vijon të jetë e tensiononuar, ndërkohë gazetarja Klodiana Lala raporton për ‘BalkanWeb” se Basha, Berisha dhe Kryemadhi janë mbledhur kokë më kokë për të marrë vendimin final në lidhje me protestën.

“ 20 metra nga dera kryesore, Basha, Berisha, Bardhi, Kryemadhi janë mbledhur kokë më kokë për të marrë vendime. Është duken u marrë një vendim final si do vazhdojë kjo protestë, pritet që brenda pak minutash zoti Basha të flasin për vendimin e marrë kokë më kokë. Ata kanë deklaruar se fatin e tyre e kanë qytetarët vetë në dorë. Në momentin që do kemi një artikulim nga ana e tyre do mundohemi ta transmetojmë në kohë reale.

Fotoja është bërë në këto momente, kam arritur ta shkrep me celularin tim këtë foto. Vijon protesta edhe në këtë momente, vijon prej 7 minutash që po diskutojnë kokë më kokë”, u shpreh Lala.