AKTUALITET, 16 Shkurt 2019, 15:59

Fotot/ Policia hedh tymues nga taraca, protestuesit të asfiksuar shtrihen në tokë

Policia ka hedhur tymues nga taraca e kryeministrisë, ndërsa protestuesit të asfiksuar janë shtrirë në tokë duke mbuluar fytyrën me xhupa e bluza.

Ndonëse protesta ka nisur prej pesë orësh, qytetarët qëndrojnë në shesh dhe kërkojnë largimin e Edi Ramës. Nuk dihet nëse protesta do vijojë deri në orë të vona apo do të ndërpritet.

Ndërsa kryetari i PD-së Lulzim Basha dhe kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi u shprehën se do jenë vetë qytetarët ata të cilët do të vendosin nëse do të vijojnë protestën. Ndërsa protestuesit nga sheshi thërrasin “Rama ik, Rama ik”.