AKTUALITET, 16 Shkurt 2019, 15:40

Katër orë protestë, u vihet flaka pemëve para Kryeministrisë

Katër orë protestë, u vihet flaka pemëve para

Disa herë kanë tentuar protestuesit e opozitës të thyejnë dyert e Kryeministrisë por sapo janë afruar Garda brenda Kryeministrisë dhe në taracë iu ka hedhur gaz lotsjellës. Ndonëse kanë kaluar 3 orë nga protesta qytetarët vazhdojnë të qëndrojnë të shumtë para Kryeministrisë dhe herë pas here ka mësymje drejt godinës. E menjëhershme është edhe përgjigjja e gardës, e cila hedh gaz lotsjellës. Protestuesit i kanë vënë flakën edhe pemëve para Kryeministrisë.

Opozita e Bashkuar proteston sot kundër qeverisë “Rama”. Prej më shumë se një muaji, partitë opozitare kanë thirrur shqiptarët në protestë në kryeqytet për të rrëzuar kryeministrin Edi Rama dhe për t’i hapur rrugë krijimit të një qeverie tranzitore që do të përgatisë vendin për zgjedhje të parakohshme parlamentare, që sipas opozitës do t’i hapë vendit rrugën e integrimit.

Opozita është deklaruar kundër dhunës por se gjithçka është në dorën e protestuesve. Në protestën e sotme, ndryshe nga sa jemi mësuar nuk do të ketë fjalime dhe as flamuj politikë vetëm parulla e slogane të qytetarëve.

Protestuesit po i provojnë të gjitha mënyrat për të hyrë në Kryeministri. Ata i kanë vendosur flakën pemëve para godinës, ndërsa policia ka reaguar duke hedhur sërish gaz lotsjellës.