TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në vijim të hetimeve të drejtuara nga kryeprokurori i SPAK, Klodian Braho, Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) ka vijuar kontrollet dhe sekuestrimin e pajisjeve elektronike.
Hetimet e nisura pas audio-përgjimit të denoncuar nga Arben Ahmetaj kanë çuar në sekuestrimin e telefonit të Aleks Markut, sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Mbrojtjes.
Informacioni nuk është konfirmuar zyrtarisht nga SPAK apo BKH dhe bazohet në burime jozyrtare.
Në zbatim të vendimit të Gjykatës së Posaçme, e cila ka miratuar kërkesat e kryeprokurorit Braho, BKH ka sekuestruar gjithashtu, përveç dokumenteve të administruara gjatë kontrolleve, edhe telefonat e biznesmenit Ron Yeffet, biznesmenes Arjeta Puca dhe kreut të KAYO-s, Ardi Veliu.
Hetimet vijojnë për të zbardhur rrethanat dhe komunikimet që lidhen me çështjen.