AKTUALITET, 3 October 2026, 13:30

“Turpi u përket atyre që i publikuan”/ Pas videove intime, reagon Eli Fara: Nuk ndihem e turpëruar

“Turpi u përket atyre që i publikuan”/ Pas videove intime,

Pas publikimit të videove të saj intime në rrjetet sociale dhe bujës së madhe që u bë në opinionin publik, ka reaguar këngëtarja Eli Fara.

Në reagimin e saj, artistja shprehet se nuk ndihet e turpëruar dhe se turpi duhet të rëndojë mbi ata që shpërndanë dhe publikuan pamjet.

“Po përjetoj një dhimbje që nuk ia uroj asnjë gruaje: cenimin e privatësisë dhe përballjen me gjykime e fyerje që prekin edhe familjen time”, shkruan ajo.

Artistja ngre shqetësimin për mënyrën se si gratë përballen me gjykimet e shoqërisë, duke theksuar se shpesh u kërkohet të mbajnë mbi supe edhe turpin e veprimeve që kryhen kundër tyre.

“U cenojnë privatësinë dhe pastaj u kërkojnë të japin llogari. I lëndojnë dhe pastaj i gjykojnë për mënyrën si e përballojnë dhimbjen. Asnjë grua nuk duhet të kalojë nëpër këtë poshtërim”, shprehet ajo.

Në vijim, Eli Fara thotë se këtë çështje do t’ia lërë drejtësisë, ndërsa i bën thirrje publikut për “njerëzillëk” dhe ndalimin e shpërndarjes së materialeve që mund të thellojnë dhimbjen e një personi dhe familjes së tij.

“Përpara çdo gjykimi, mendoni për njeriun dhe familjen që po lëndoni”, shkruan ajo.

Në fund të reagimit, artistja falënderon familjen, miqtë, kolegët dhe të gjithë ata që e kanë mbështetur publikisht apo privatisht. Ajo thekson se dashuria dhe mirëkuptimi i tyre i japin forcë për të vijuar përpara “me dinjitet dhe me kokën lart”.

“Turpi u përket atyre që i publikuan”/ Pas videove intime,

“Turpi u përket atyre që i publikuan”/ Pas videove intime,

“Turpi u përket atyre që i publikuan”/ Pas videove intime,