AKTUALITET, 31 Janar 2019, 17:08

Gara për SPAK, këto janë 2 kandidaturat e reja (Emrat)

Gara për SPAK, këto janë 2 kandidaturat e reja (Emrat)

Garës për Strukturat e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) i janë bashkuar edhe dy prokurorë të tjerë.

Doloreza Musabelliu dhe Eugen Beci janë dy kandidaturat e reja që janë paraqitur për këtë pozicion.

Musabelliu dhe Beci vijnë nga Prokuroria e Shkallës së Parë për Krime të Rënda në Tiranë.

Me këto dy kandidatura shkon në pesë numri i aplikantëve.

Kujtojmë se më herët për të qenë pjesë e strukturave të SPAK kanë aplikuar Anton Martini, Besnik Muçi dhe Klodian Braho