TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka kërkuar nga homologu i tij Ilir Meta që shteti shqiptar t’u lëshojë nënshtetësi qytetarëve të Kosovës në mënyrë që të shmanget nga izolimi, që sipas tij, i ka vënë Bashkimi Evropian Kosovës.
Këto komente, Thaçi i ka bërë gjatë një konference të përbashkët me presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta
Ai u shpreh se ka shumë studentë, punëtorë e qytetarë të Kosovës që për shkak të izolimit, nuk mund të shkojnë në vendet evropiane. Prandaj i kçrkojç Tiranës, që në harmoni me ligjet dhe Kushtetutën t’u mundësojë kosovarëve që të marrin nënshtetësin shqiptare , në mënyrë që të fitojnë të drejtën për pasaporta dhe liri të lëvizjes u shpreh presidenti Hashim Thaçi.
TPZ:AL