AKTUALITET, 8 Prill 2019, 21:10

Terror tek Bregu i Lumit, 20 furgona policie ‘mësyjnë’ lagjen. Arrestohen dy persona (Emrat)

Terror tek Bregu i Lumit, 20 furgona policie ‘mësyjnë’


Policia e Tiranës ka zbarkuar në Bregun e Lumit aty ku gjatë ditës së sotme pati përplasje mes saj dhe banorëve të cilët nuk pranojnë të lirojnë shtëpitë e tyre pa u kompensuar për pronat sipas vlerës së tregut.

Burime për Faxweb.al bëjnë me dije se janë arrestuar dy vëllezër, përkatësisht Bujar Durullari dhe Idajet Durullari për shkak të protestës së sotme.

Ndërkohë mësohet gjithashtu se 20 furgona policie knë zbarkuar në lagje nga ku burime bëjnë me dije se do të arrestohen gjithë meshkujt e lagjes pasi kanë gjuajtur me gurë dhe tjegiulla në drejtim të policisë.