AKTUALITET, 3 Gusht 2018, 10:39

Tërhiqet nga Shqipëria banka franceze Societe Generale

Tërhiqet nga Shqipëria banka franceze Societe Generale

Societe Generale, banka e madhe franceze vazhdon të tërhiqet nga tregjet e vogla. Degët e saj në Shqipëri dhe Bullgari do t’i shiten bankës hungareze, OPT, bënë të ditur të enjten institutet financiare.

Nuk pati njoftime për çmimin e shitjes bën të ditur agjencia Reuters. Societe Generale bëri të ditur se do të tërhiqet nga tregjet, ku ajo nuk ka potencialin e duhur dhe do të përqëndrohet tek tregjet e rëndësishme.

Në fillim të korrikut kjo bankë bleu nga banka gjermane Commerzbank fondin ETF në bursë dhe derivatet e aksioneve. Në tremujorin e dytë kjo bankë e rriti fitimin me 9,3% në 1,16 miliardë euro.