AKTUALITET, 3 Gusht 2018, 10:17

EMRI/ Furnizonte me armë grupe të ndryshme kriminale, arrestohet 64-vjeçari i dënuar dhe për…

EMRI/ Furnizonte me armë grupe të ndryshme kriminale, arrestohet

Një 64-vjeçar është arrestuar mëngjesin e sotme nga policia, pasi mësohet se ai furnizonte me armë grupe kriminale.

Sipas njoftimit ë policisë bëhet me dije se shtetasi Ramazan A.  kishte përshtatur banesën e tij në një bazë e cila iu shërbente grupeve kriminale apo personave që merren me veprimtari kriminale për furnizim me armë zjarri.

NJOFTIMI I PLOTË

Finalizohet operacioni policor i koduar “BAZA”.

Operacioni nga Komisariati i Policisë Nr.6, në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin e Krimeve në D.V.P. Tiranë dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor.

Zbulohet një bazë që furnizonte me armë grupet kriminale dhe personat  që merren me veprimtari kriminale.

Sekuestrohet një arsenal armësh dhe municion luftarak.

Në vijim të punës për, zbulimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të vjedhjeve me armë të bizneseve apo banesave, nga Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Nr.6, në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin e Krimeve në D.V.P. Tiranë dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit :

– Ramazan A, 64 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë për “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak).

Ky shtetas  kishte përshtatur banesën e tij në një bazë e cila iu shërbente grupeve kriminale apo personave që merren me veprimtari kriminale për furrnizim me armë zjarri.

Gjatë kontrollit të ushtruar u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale :

– 3 armë zjarri (automatik model 56 dhe dy pushkë gjysmë automatike).

4 armë zjarri të çmontuara (3 snajpera dhe 1 armë sportive).

– dy armë sportive.

– municion luftarak i llojeve të ndryshme, silenciator dhe pjesë të ndryshme armësh zjarri.

Per arsye hetimi nuk bëjmë me dije të dhëna të tjera.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale të “Mbajtja pa leje e armëve lufarake dhe e municioneve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, parashikuar nga nenet 278 dhe 279 të Kodit Penal.