TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
3 persona janë arrestuar në flagrancë nga ana e Policisë së Gjirokastrës për shkak se ishin duke tentuar të vidhnin një banesë. Burime për Faxnews bëjnë me dije se banesa që 3 të rinjtë po tentonin të vidhnin ishte ajo e gjyqtarit të Gjykatës së Apelit në Gjirokastër Tomor Skreli.
Personat që janë arrestuar janë:
Laurenc Driza
Arbër Korbeci
Ilirian Skënderi
Personave të arrestuar u janë gjetur leva dhe kaçavida, si dhe sende të tjera me të cilat do të kryenin vjedhjen. Ende nuk ka një njoftim nga ana e policisë për ngjarjen në fjalë.