AKTUALITET, 2 Shkurt 2019, 12:24

Samiti i Diasporës, Spahiu: Qeveria po çon dëm miliona lekë

Samiti i Diasporës, Spahiu: Qeveria po çon dëm miliona

Deputeti i LSI Përparim Spahiu deklaron se qeveria po çon dëm miliona lekë vetëm për Samitin e Diasporës.

Spahiu ka publikuar në faqen e tij në Facebook preventivin zyrtar të shpenzimeve të këtij Samiti, për të cilin qeveria shqiptare do të harxhojë 670 milion lekë.

Spahiu tha se ky është një shpenzim i tepërt, ndërsa tha se të ftuarit duhet ta bojkotojnë këtë Samit të dytë, aspak produktiv.

Postimi i tij i plotë:

66,972,800 milion lekë për Samitin e 2-të të Diasporës.

Pa u zgjatur dhe komentuar shumë, do të ju lutesha të gjithë atyre që janë ftuar në këtë samit, që ta bojkotojnë, pasi asgjë nuk solli Samiti i Parë, veç shtimin e të larguarve dhe kërkesave për azil.

Fondet e parashikuara ka shumë halle ku Qeveria mund ti përdorë e mos ti çoj dëm!