TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është ndalur sot ne Ballsh, ku zhvilloi takime me qytetarë dhe tregtarë të këtij qyteti.
Teksa është njohur nga afër me shqetësimet, vuajtjet dhe problemet e mëdha me të cilat përballen, mashtrimin nga qeveria për pagat, kushtet e jetesës, statusit të naftëtarit, apo sigurisë së jetës, i ka ftuar të bëhen bashke me 16 shkurt, në protestën masive në Tiranë.
“Edi Rama ju ka lënë në harresë, kjo lexohet e kuptohet sapo ju jap dorën, akoma pa shprehur hallet tuaja”- ka thënë Basha.
Pjese nga fjala e Bashës:
Në Ballsh më shumë se dielli që ka dalë dhe nuk e ka kohën, mikpritja, entuziazmi, besimi dhe shpresa tek e nesërmja, që gjeta në çdo shtrëngim dore, dhe çdo urim tuajin. Kemi qenë së bashku shpeshherë gjatë këtyre viteve në këtë shesh, në rrugë, në fshatra, shtëpitë tuaja, me kryetarin e Bashkisë, deputetët e zonës, kemi qarë hallet bashkë.
Nuk harroj vizitat që kam pasur me familje të cilat kanë humbu kryefamiljarë, në aksidente të përsëritura, me papunësinë që sa herë kam ardhur e kam gjetur më të shtuar, me sipërmarrjen që është në krizë totale me rënien e fuqisë blerëse.
Sa herë që vij rruga nga Patosi deri këtu bëhet më e keqe dhe akoma më e keqe nga këtu e në Fratar.
Zemërimi juaj, zhgënjimi juaj, nga braktisja totale dhe harresa që ju ka lënë Edi Rama dhe banda me të cilën sundon vendin, lexohet e kuptohet sapo ju jap dorën, akoma pa shprehur hallet tuaja.
Takimet
Basha ka bashkëbiseduar mes te tjerash, edhe me një naftëtar i cili ka udhëtuar 140 KM nga Ballshi në Tiranë në këmbë për të kërkuar të drejtën e tij: Edi Rama erdhi dhe gënjeu 1 mijë punëtorë dhe u tha, do t’ju jap lekët dhe nuk u ka dhënë asnjë qindarkë.
Basha: Rrugët politike kanë mbaruar. Tani është në dorën e popullit. Është në dorën tuaj.
Naftëtari: Edi Rama erdhi dhe gënjeu 1 mijë punëtorë dhe u tha, do t’ju jap lekët dhe nuk u ka dhënë asnjë qindarkë. Burrë shteti je kur mban fjalën. Ne nuk po themi se fjala mbahet 100%, por të shkojë deri në 60%, si vjen e më gënjen mua? Ne kemi punuar atje dhe ai vjen e thotë do t’ju jap lekët e nuk na i jep.
Basha: Ai ka bërë pasuri për Beson, shokët e Besos dhe miqtë e tij. Ju e dini fare mirë se çfarë i ka bërë lekët ai. Lekët i ka ndarë me njerëzit e tij.
Naftëtar: Kam ardhur në këmbë 140 KM në Tiranë, erdhën naftëtarët thuajse për një pjatë supë. Unë erdha për lekët e mia dhe jo për një pjatë supë. Qëndruam edhe në shi dhe nuk erdhi asnjë qeveritar.
Basha: Unë e kam ndjekur problemin e naftëtarëve që në fillim. Ne jemi në pellgun më të madh naftëmbajtës të Europës. Në Bashkinë ku vjen era naftë, këtu nuk ka një qindarkë për naftën që përpunoni. Statusin e naftëtarit nuk jua dha.
Sepse paratë shkojnë vetëm në një drejtim. Kjo punë do të zgjasë derisa ju t’i jepni fund. Ejani në Tiranë më 16 shkurt t’i jepni fund!