TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Real Madridi ende mendon për Neymarin dhe është gati t’i ofrojë PSG-së 120 milionë euro dhe kartonin e Benzemas.
Neymar Junior vazhdon të mbetet dëshira e madhe e Florentino Perez, i cili e do me çdo kusht brazilianin në “Santiago Bernabeu”.
Sipas Don Blaon, klubi i Los Blancos është duke menduar seriozisht që gjatë verës, t’i ofrojë Paris Saint-Germainit kartonin e Karim Benzemas dhe 120 milionë euro për Neymarin.
Perez shpreson të përfitojë nga sezoni i mirë i Benzemas për ta bindur PSG-në dhe për të kompletuar gjithçka në merkaton e verës.
Neymar është pjesë e PSG-së që nga viti 2017, i cili u transferua nga Barcelona për 222 milionë euro, rekord historik.
Por, 26-vjeçari ka dështuar të përshtatet në Ligue 1 dhe gjatë verës pritet të kërkojë skuadër të re.
Kujtojmë se Neymar do të jetë jashtë fushave për disa javë dhe do t’i humbasë sfidat me Manchester Unitedin në Champions League, pas problemeve me kyçin e këmbës së djathtë.