AKTUALITET, 2 Shkurt 2019, 10:03

Ishte dënuar me 11 vjet burg për lëndë narkotike në Itali, kapet 45 vjeçari/ EMRI

Ishte dënuar me 11 vjet burg për lëndë narkotike në

Një 45 vjeçar, banues në Cërrik, është arrestuar nga policia e Elbasanit për llogari të drejtësisë italiane.

Në pranga ka rënë shtetasi Jorgo (Gazment) Selmani.

Policia thotë se ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Barit në Itali e ka dënuar 11 vjet burg, për veprën penale “Shkelje e ligjit mbi narkotikët”.

Veprimet e mëtejshme për këtë shtetas do të kryhen nga Zyra e Interpolit Tiranë me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë.