TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Christian Panucci është përfolur sërish për një kalim të mundshëm të tij tek Roma.
Trajneri i Kombëtares Shqiptare, shihet si zëvendësuesi ideal i Eusebio Di Francesco i cili është në prag të shkarkimit teksa humbja 7-1 ndaj Fiorentinës ka sosur durimin e klubit.
Lajmin e ka bërë të ditur "Gazzetta dello Sport" teksa përveç Panuccit është dhe ish-trajneri i Fiorentinës Paulo Sosa si kandidat në listë.
Ndërkohë dhe tifozët e Romës kërkojnë dorëheqjen Di Franceskos.
Megjithatë vështirë se Panucci do të ulet tek stoli pasi klubi e do si trajner të përkohshëm, dhe jo kontratë afatgjate.
Panucci ka lidhje te forta me ekipin Romës. Ai ka luajtur për 9 vite me ketë skuadër.