TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një vajzë e re ka tentuar t’i japë fund jetës duke u djegur me benzinë në banesën e saj këtë të hënë në fshatin Kalivaç të Pogradecit.
Burimet nga policia bëjnë me dije se e reja ndodhet në spital me djegie të rënda trupore.
Nga të dhënat e para, sipas policisë, dyshohet se kjo shtetase vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Pogradec/Informacion paraprak
Më datë 26.07.2021, në mesditë, në fshatin Kalivaç, Pogradec, në banesë, dyshohet se ka tentuar të vetëdigjet me benzinë shtetasja D. H., 29 vjeçe, e cila për pasojë ka marrë djegie të shumta trupore dhe aktualisht ndodhet në Spital, nën kujdesin e mjekëve.
Nga të dhënat e para dyshohet se kjo shtetase vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.