AKTUALITET, 26 Korrik 2021, 14:42

51-vjeç dhe i pavaksinuar, rasti i parë me “Delta” në Elbasan, dyshimet për infektimin

51-vjeç dhe i pavaksinuar, rasti i parë me “Delta”


Një 51-vjeçar nga Elbasani është konfirmuar me variantin Delta të Covid. Ky është rasti i parë në këtë qytet.

Gjithashtu bëhet me dije se 51-vjeçari nuk ka marrë vaksinën kundër koronavirusit.

Sipas të dhënave mësohet se nuk ka udhëtuar jashtë vendit dhe dyshohet që të jetë prekur nga ky mutacion nga kontakti me persona të ardhur nga Italia.

Kujtojmë se më herët Komiteti Teknik i Ekspertëve në një konferencë për mediat dha detaje në lidhje me përhapjen e këtij mutacioni në vendin tonë.

Shefja e ISHP-së Albana Fico, tregoi se deri më tani në Tiranë, Elbasan, Shkodër, Lezhë, Kavajë, Gjirokastër, Peqin, Mat dhe Vlorë janë gjetur mostra të këtij varianti.